Censusi i shpendëve për të 6-in vit, Klosi: Janë dyfishuar nga vjet

Në harkun kohor të 1 viti, Shqipëria rezulton të ketë dyfish më shumë zogj të ujit që dimërojnë në lagunë ne Karavastasë.

Këtë rritje, e ka thënë ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, gjatë një inspektimi në Karavasta.

"Popullata e shpendëve është dyfishuar krahasuar me një vit më parë."

Në lagunë po mbahet së fundmi censusi ndërkombëtar i shpendëve ujorë.

Bashkë me 140 vende të botës, edhe vendi ynë ka nisur duke i numëruar shpendët që dimërojnë në vendin tonë, dhe për të bërë në fund një analizë të cilësisë së lagunës.

Sipas ekspertëve, numri i shtuar i shpendëve në këtë lagunë vitet e fundit, lidhet edhe me ndryshimet klimaterike dhe rritjen e temperaturës.