Situatë e qëndrueshme nga Covid: 641 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orë

641 raste të reja dhe 4 humbje jete është bilanci i 24 orëve të fundit nga pandemia Covid 19.

Rastet e reja janë identifikuar në 3530 testime të kryera. Në 24 orët e fundit janë shëruar 379 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 39,625 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 182 raste në Tiranë, 50 raste në Durrës, 38 raste në Vlorë, 35 raste në Shkodër, 29 raste në Kavajë dhe Lushnje, 24 raste në Fier, 22 raste në Lezhë, 20 raste në Korçë, 19 raste në Elbasan, 18 raste në Berat, 14 raste në Mat, 13 raste në Krujë, 12 raste në Kamëz, 10 raste në Librazhd, 9 raste në Tropojë, 8 raste në Pogradec dhe Sarandë, 7 raste në Kukës, 6 raste në Kurbin, Dibër, Bulqizë, Kuçovë, Vorë, 5 raste në Gramsh, Shijak, Cerrik, Poliçan, 4 raste në Delvinë dhe Peqin, 3 raste në Vau i Dejës, 2 raste në Pukë, Mirditë, Rrogozhinë, Mallakastër, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Divjakë, Belsh, Prrenjas, Memaliaj, Maliq, Patos, Dropull, Këlcyrë, 1 rast në Has, Përmet, Tepelenë, Malësi e Madhe, Skrapar.

Viktimat janë: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 52-80 vjeç.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 280 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (15 Janar 2021)

Raste të reja ditore        641

Të shëruar në 24 orë      379

Të shtruar në spitale      280

Humbje jete në 24 orë   4

Testime ditore              3530

Testime totale            307,638

Raste pozitive             66,635

Raste të shëruara       39,625

Raste Aktive                25,745

Humbje jete                 1265

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   14827

Fier        1893

Shkodër   1407

Durrës  1447

Lezhë    1030

Vlorë     1019

Korçë                    909

Elbasan  1002

Berat     826

Dibër     538

Gjirokastër 465

Kukës    382