"Vetëm 0.07% të buxhetit të bashkisë", Zhupa i kthehet Veliajt: Si mund të flasësh për rininë?

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, përmes një postimi në Facebook, i përgjigjet kryetarit të bashkisë Tiranë Erion Veliaj lidhur me vëmendjen e institucionit që ai drejton karshi të rinjve.

Sipas Zhupës, nga buxheti prej 205.2 miliardë lekësh për vitin 2021, për rininë janë akorduar vetëm 150 milionë lekë ose 0.07% e totalit.

"Modeli që ju ofrua nga rilindja në qeveri dhe bashki ku: trafikanti, përdhunuesi ishin në krye të vendit, me poste drejtuese dhe qeverisëse; ku i padiplomuari me tesere partie drejton institucionet, ku varfëria u ul këmbëkryq në shtëpitë e tyre, ku një vend pune nuk gjendet, ku tarifat e shkollimit u rritën, ku kartat e studentit ofron bluze dhe tallava, i bëri që ata të ishin të zhgënjyerit e parë që braktisnin vendin dhe kërkonin azil ekonomik", shkruan ndër të tjera Ina Zhupa.

Reagimi i plotë i Zhupës:

Si mund të flas Veliaj për rininë kur i ka dedikuar vetëm 0.07% të buxhetit të bashkisë Tiranës?

Rinia është e fundit në rradhë për prioritet e bashkisë por prapë kjo nuk e bën të ndalet propaganda boshe me kaseta të gatshme. Rinia e lënë në harresë, pa asnjë plan dhe projekt për ta fuqizuar, për ta punësuar, për ta dëgjuar, Veliaj i do vetëm si background për të thënë fjalimet boshe.

Modeli që ju ofrua nga rilindja në qeveri dhe bashki ku: trafikanti, përdhunuesi ishin në krye të vendit, me poste drejtuese dhe qeverisëse; ku i padiplomuari me tesere partie drejton institucionet, ku varfëria u ul këmbëkryq në shtëpitë e tyre, ku një vend pune nuk gjendet, ku tarifat e shkollimit u rritën, ku kartat e studentit ofron bluze dhe tallava, i bëri që ata të ishin të zhgënjyerit e parë që braktisnin vendin dhe kërkonin azil ekonomik.

Nga 2014 e deri sot pa llogaritur ata që kanë ikur ilegalisht, të rinj nën 34 vjeç që kanë kërkuar azil ekonomik janë plot 139.995 persona. Rinia është e zhgënjyer nga qeverisja e dështuar dhe ju ka parë se cfarë keni ofroni në këto 8 vjet në qeveri dhe 6 në bashki.

Rinia do jetë në krye të ndryshimit në 25 prill, për të larguar ata që mendojnë vetëm për tu pasuruar vetë!

Postimi i Ina Zhupës