Tiranë, bie nga skela, punëtori i ndërtimit përfundon në spital

Një punëtor ndërtimi ka mbetur i plagosur lehtë pasi është rrëzuar nga skela ku po punonte.

Ngjarja ka ndodhur tek një pallati i ri në ndërtim në rrugën "Sali Nivica".

Punëtori që ra nga skela është dërguar në spital për mjekim, ndërsa raportohet se ka vetëm dëmtime të vogla.

"Me datë 15.01.2021, rreth orës 16:40, në rrugën "Sali Nivica", duke punuar në një pallat në ndërtim ka rënë nga lartësia, punëtori shtetasi R.X., 53 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën".

Sherbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.