Identifikimi biometrik, KQZ-ja jep“OK”për Smartmatic

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka dhënë "OK" kompanisë Smartmatic, për të mundësuar identifikimin biometrik në zgjedhjet e 25 prillit.

E vetmja kompani që ju përgjigj këtij institucioni duke çuar ofertën  rreth 16 milionë euro pa Tvsh, për pajisjet e teknologjisë për identifikimin dhe verifikimin e votuesve pas zgjedhor.

KQZ-ja njofton se do të vijojë me fazën e negocimit të termave të kontratës me Smartmatic, dhe nëse negociatat rezultojnë të suksesshme dhe arrihet nënshkrimi i kontratës, do të fillojë procesi përgatitor për implementimin e sistemit për identifikimin elektronik të zgjedhësve.

Smartmatic, në 2019 pilotoi votimin elektronik në zgjedhjet e brendshme të PS-së, por e njëjta kompani është akuzuar nga avokatët e Trumpit për manipulim në zgjedhjet presidenciale.