Spiropali: Unë jam vaksinë..., gazetari: “Pfizer je, pa diskutim"

Gazetari Bledian Koka, i ftuar këtë të enjte në emisionin PolitikOn bëri një lapsus gjatë debatit mbi vaksinën, duke ju drejtuar ministres Elisa Spiropali me emrin “vaksina”.

Kjo gjë ka shkaktuar të qeshura në studio, ndërkohë që dhe Spiropali e ka marrë me sportivitet këtë lapsus të gazetarit duke thënë se është vaksinë për të pavërtetat.

Bled Koka: "Më fal se i tha Elisës vaksinë, e tmerrshme, Elisa ndjesë!"

Spiropali: "Si?"

Koka: "Bëra lapsus të thashë vaksina."

Lela: "Nuk është gjë e keqe, vaksina të shpëton."

Spiropali: "Unë vaksinë jam për të pavërtetat."

Koka: "Vaksinë “Pfizer pa diskutim."