“Përmbytjet përgjegjësi e kryeministrit” Kryemadhi: Rama është kthyer në krizë për vendin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Janar 2021, 14:28
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me qëndrimin e kryeministrit Rama për përmbytjet.
Kryemadhi ka thënë se përmbytjet janë përgjegjësi e tij, ndërkohë që shton se njerëzit nuk duan batuta.
“Një qeverisje e paaftë di vetëm të justifikohet kur qytetarët kërkojnë llogari. Këtë gjë bëri qeveria edhe sot. Përmbytjet janë përgjegjësi e kryeministrit dhe pasojat e rënda financiare nga krizat që vendi është përballur janë përgjegjësi e keqqeverisjes së tij. Rilindja i shërben vetëm oligarkëve dhe jo qytetarëve, ndaj vetë Rama është kthyer sot në një krizë për vendin. Njerëzit nuk duan batuta, koha po mbaron. Edhe 100 ditë për ndryshimin! #25Prill2021”, shkruan Kryemadhi.