Basha nuk vonon përgjigjen për Ramën: Ulet dy orë dhe bën propagandë me fatkeqësinë
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk ka vonuar shumë pas konferencës së kryeministrit Edi Rama, ka dalë para gazetarëve.
Basha ka thënë se Rama po bën propagandë me fatkeqësinë, teksa shton se për 8 vite nuk është bërë asnjë punë për të zgjidhur hallet e njerëzve.
Basha: E di gjithë Shkodra që ka ditë që nuk po bie shi dhe përmbytja ka ardhur nga kaskada. Njerëzit janë nën ujë dhe ky u thotë nuk shihni investimet që kam bërë unë. Njerëzit po vuajnë dhe ky vazhdon t’ju vendosë fatin të tjerëve. 8 vite propagandë dhe asnjë punë për të zgjidhur hallet e njerëzve. Kush ka qenq 8 vite kryeministër? Kush i ka pasur 8 vite të gjitha pushtetet? Kush ka pasur miliarda euro në duar për të zgjidhur këto problemve në 8 vite?
Tani në këtë moment në vend që të mendojë për hallet e njerëzve që përveç përmbytjes, pandemisë, krizës ekonomike i është shtuar një ditë e acartë që paralajmërohet që do të jetë edhe nesër, del pa pikë turpi dhe flet sikur ka ardhur dje në qeveri. Kujt t’i kërkojnë llogari njerëzit për këtë situatë? Çfarë po bën për t’ju ardhur në ndihmë? Të gjithë janë ngritur në këmbë. Kushdo po mundohet të ndihmojë me aq sa mundet. Ky që e ka përgjegjësi me ligj, ulet atje dy orë dhe bën propagandë me fatkeqësinë. Boll më!
Çarja e rrugëve, Rama në mbrojtje të Salillarit: Gjueti shtrigash, askush nuk është ëngjëll