“90% e njerëzve jashtë në acar” Vasili: Në momente kritike Rama zhduket

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka dalë në një deklaratë për mediat kundër qëndrimit të kryeministrit Rama porsa i përket gjendjes së krijuar nga përmbytjet,

Vasili ka thënë se Rama zhduket në raste fatkeqësie dhe shqiptarët mbesin pas kryeministër e pa struktura.

Shqiptarët përfundimisht e kanë shumë të qartë që në rast se ka një fatkeqësi natyrore siç është tërmeti nuk kanë kryeministër, nuk kanë struktura. Ju kujtoni që nuk kishin as qen për të bërë kërkimet  dhe as mjetet e domosdoshme deri dhe lopata.  Dhe shyqyr  që ishin ndërhyrjet e vendeve mike të cilat zgjidhën  situatën. Në kulmin e pandemisë asnjë mjet mbrojtës. 31 mjeke humbën  jetën. Mijëra qytetarë nuk merrnin dot ndihmën mjekësore. Mijëra të tjerë u zhytën në varfëri sepse asnjë ndihmë nga qeveria nuk u jepnin. Tani kemi përmbytjet. Patë propagandën e radhës. Pasi kaloi tërmeti  gjerë e gjatë, të paktën lëkundjet natyrore, patë orë të tëra bisedat e Edi Ramës dhe llogjet e tij për gjoja rindërtimin e famshëm. Rindërtim i cili ka lënë 90 e ca % të njerëzve përjashta në acarin që ka filluar. Ditë akoma më të vështira.

Në pandemi ndodhi e njëjta gjë. Momentin që nuk testonin e nuk ndërmerrnin asnjë hap thoshin e kaluam. E mbani mend majin e vitit që shkoi ku deklaroi Edi Rama që unë nuk flas më për pandeminë se tani kjo çështje kaloi. Ndërkohë që rastet u 40-fishuan. U 50-fishuan Edi Rama u zhduk sërish. E njëjta gjë ndodhi me përmbytjet. Në momentet më të mëdha kritike ky zhduket. Kur situata duket sikur kalon pasi nuk ka kaluar asgjë, pasi qytetarëve që u goditën nga tërmeti. Qytetarëve që u goditën nga pandemia u shtuan dhe përmbytjet dhe hallet janë aty, ky del e shfaqet dhe bën 3 orë  propagandë”, ka thënë Vasili.