“Kemi dyfishuar tokën e punuar”, Rama: Shqipëria ka një ndryshim esencial në deficitin tregtar
Kryeministri Edi Rama në konferencën për përmbytjet në vend, ka thënë se në vitet e qeverisjes, është dyfishuar hapësira e tokave të punuara në vend.
Sipas Ramës, vendi ka njohur një ndryshim esencial në deficitin tregtar, teksa shton se se importet janë zëvendësuar me prodhim vendas.
Rama: Për të gjithë ata që flasin për bujqësinë, sot në krahasim me 7 vite më parë, Shqipëria ka më shumë se dyfishin e tokës që punohet. Në vitin e parë kur kemi marrë detyrën ishin 120 mijë hektarë tokë që punoheshin. Sot shifra po i afrohet 270 mijë hektarë. Është tregues i qartë i faktit për të çuar ujin në parcelë, që Shqipëria e punon tokën sot dhe jo më kot ka një numër rekord eksportesh sot. Për herë të parë në gjithë vitet pas rënies së sistemit të vjetër, Shqipëria ka një ndryshim esencial në deficitin e vet tregtar.
7 vite më parë ne kishim 7 import 1 eksport në produkte bujqësore, sot jemi 3 me 1. Sepse më shumë se gjysma e atyre që importoheshin janë zëvendësuar me prodhimin vendas. Ky është fakt jo opinion.