Indrit Taullai ekstradohet nga Kosova

Autoritetet shqiptare dhe kosovare kanë shkëmbyer këtë të premte dy persona të dënuar nga drejtësia dhe ndodheshin në kërkim dhe janë arrestuar nga policia.

 I pari që është ekstraduar është Indrit Taullau, ish anëtar i bandës së Durrësit i cili ndodhej në kërkim pasi dyshohet për vrasje me paramendimin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ndalimi i 46-vjeçarit u bë më 6 dhjetor në një qendër tregtare në Prizren, një ditë pasi ishte futur ilegalisht në territorin kosovar.

Nga drejtësia shqiptare Taullau akuzohet për vrasjen e Klodjan Saliut dhe si organizator për ekzekutimin e Vajdin Lamaj, ngjarje të ndodhura në shkurt të 2005. 

Për 46-vjeçarin Gjykata e posaçme ka caktuar arrest me burg së bashku me Emiljano Shullazin, Plarent Dervishaj, Indrit Rusin, Viktor Ymerin, Indrit Taullain.

Të gjithë këta persona përfshirë dhe bashkëpunëtorin e prokurorisë SPAK, Luftar Reçin, akuzohen si ideatorët dhe autorët e vrasjes së Klodian Saliut dhe Vajdin Lames, ngjarje të ndodhura në shkurt të vitit 2005.

Në Dubai si i implikuar në këto dy vrasje, u arrestua Plaurent Dervishaj, i cili sapo kishte hipur në një avion Charter dhe ndodhej në pistë gati për fluturim. I vetmi person që është në kërkim për dy vrasjet e bujshme vazhdon të jetë Lul Berisha.

Ndërkohë nga Shqipëria drejt Kosovës është ekstraduar Ahmet Isufaj, i cili është dënuar nga gjykata e Prishtinës për veprat penale "Krim i organizuar " dhe "Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve".

I treti që është ekstraduar nga Gjermania Gjergji Çollaku, pasi ish-gjykata e krimeve të rënda i ka caktuar arrest me burg për trafikim të narkotikëve, pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal për trafikun e lëndëve narkotike.

https://youtu.be/58Xc-Jpo6nU