“Ka figura që më intrigojnë” Rama i përgjigjet komenteve për maskën: Dikush e lexon PS, dikush...

Ka pasur një ankesë për ju në KQZ se përdorni një maskë me simbole të PS. Sipas Kodit Zgjedhor nuk lejohen këto simbole partiake në aktivitete qeveritare

Ndaj kryeministrit Edi Rama ka pasur një ankesë në KQZ se përdor maskë me simbole partike, që sipas Kodit Zgjedhor nuk lejohet të përdoret në aktivitete qeveritare.

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka thënë se nuk është logoja e Partisë Socialiste në maskë, por janë lule dhe germa që atë personalisht e intrigojnë.

Kjo është maska ime, nuk është logo e PS. Janë germa dhe lule të dashura për mua dhe yje që janë po ashtu pjesë e figurave që më intrigojnë. Lexojini si të doni. Dikush i lexon PS dhe dikush ndryshe. Nuk është logoja e Partisë Socialiste”, ka thënë Rama.