Presidenti Meta: 80% e të rinjve që studiojnë në Shqipëri, duan të largohen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Janar 2021, 10:14
Presidenti Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook ka shkruar se rinia ka nevojë për shpresë dhe për besim.
Meta ka thënë se 80% e të rinjve që studiojnë në Shqipëri duan të largohen dhe se 90% e atyre që studiojnë jashtë nuk duan të kthehen.
“80 % e të rinjve, që studiojnë në Shqipëri duan të largohen.
94 % e të rinjve, që studiojnë jashtë, nuk duan të kthehen.
RINIA KA NEVOJË PËR SHPRESË DHE BESIM”, shkruan Kreu i Shtetit.
