Durrës: Digjet BMW e biznesmenit, shoqërohen disa persona

Një makinë është djegur gjatë natës në lagjen 15 në Durrës.

Sipas informacioneve, mjeti tip “BMW”, në pronësi të Robert Xhangollit ka marrë flakë dhe si pasojë ka patur dëme materiale.

Më datë 15.01.2021, në orën 03:30, në lagjen nr. 15, Durrës, ka marrë flakë mjeti tip "BMË", në pronësi të shtetasit R. Xh. dhe si pasojë ka patur vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Xhangolli është biznesmen në fushën e transportit të udhëtarëve.

Në ambientet e Policisë Durrës janë shoqëruar disa persona të dyshuar që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Mësohet se autoret janë kapur nga kamerat filmike. Policia ka konstatuar se kanë qenë dy persona me bidonë në dorë. Pas vënies së zjarrit ata i kanë lënë bidonët ne oborr, të cilat janë gjetur nga blutë dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale lidhur me këtë zjarrvënie të qëllimshme. 

Në  bidonët e  gjetur që janë përdorur për vënien e zjarrit, do të verifikohet për gjurmë të gishtave të autorëve .

Grupi hetimor do punoj ë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.