Dhunon fizikisht vjehrrin, arrestohet 39 vjeçarja në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Janar 2021, 09:14
Policia e Tiranës ka vijuar operacionet policore, ndërsa ka arrestuar një 39 vjeçare.
Sipas njoftimit, M.T. ka dhunuar fizikisht babain e bashkëshortit të saj, ndërsa është prangosur në flagrancë.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetases M. T., 39 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babit të bashkëshortit të saj”, bën me dije policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.