Momenti kur makina përplas kalimtarin tek “5 Maji”, Ora News sjell pamjet
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e aksidentit që u shënua paraditen e sotme në rrugën “5 Maji” në Tiranë.
Nga pamjet e siguruara nga Ora News duket që këmbësori me iniciale F.A ka qenë në cep të trotuarit, ndoshta për të pritur të kalojë rrugën kur makina e ka përplasur dhe e ka hedhur disa metra më tutje.
Nga pamjet duket që makina duhet të jetë përplasur nga mjeti tjetër dhe forca e përplasjes e ka zhvendosur makinën e zezë e cila nga ana e saj ka përplasur këmbësorin në trotuar.
"Më datë 15.01.2021, në rrugën “5 Maj”, janë përfshirë në përplasje dy mjete. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar këmbësori shtetasi F.A., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje , njoftoi policia.
Kalimtari është dërguar në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme shëndetësore.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



