Moisi Habilaj dhe Nezar Seitaj thyejnë arrestin shtëpiak, u ikin policisë pa lënë gjurmë

Nezar Seitaj dhe Moisi Habilaj, dy njerëzit kryesorë të kapur nga prokuroria e Katanias për trafik droge nga Shqipëria në Itali, janë larguar nga vendi i qëndrimit që i kishte caktuar gjykata italine.

Largimi i Seitaj dhe Habilaj, konfirmohet se është kryer rreth 1 muaj më parë, pasi nga ana e autoriteteve italiane u konstatua se ata nuk ndodheshin në shtëpi.

Kaq ka mjaftuar që dy trafikantët shqiptarë që dolën në dosjen “Tahiri”, të shpallen sërisht në kërkim. Gjykata e Apelit e Katanias, e dënoi përfundimisht me 15 vite e 5 muaj burg Moisi Habilajn.

 

Ndërsa Nazer Seitaj, është dënuar me 7.4 vite burgim për të njëjtën akuzë. Por shkalla e parë në Itali, ka vendosur që dy shqiptarët të mos qëndrojnë në burg, por në kushtet e “arrestit shtëpiak”, deri në zgjidhjen e çështjes në Apel.

Kaq ka mjaftuar që Seitajn dhe Habilaj të rimarrin veten dhe pas një heshtje disa mujore, ata janë larguar në drejtim të paditur.

 

Arratisjen e konfirmon dhe Italia

Edhe burime policore nga policia italiane konfirmojnë për gazetaren e Ora News në Romë, Alba Kepi, se pas një kontrolli policor të bërë paraditen e sotme, Moisi Habilaj nuk është gjetur në banesën ku qëndronte në masë "arresti shtëpiak". Banesa ku ai jetonte ndodhet në komunën San Michele di Ganzaria në provincën e Katanias.

Zyrtarisht lajmi nuk është konfirmuar nga autoritetet. Praktika administrative kërkon që polica të dërgojë në Gjykatën e Apelit raportin e sotëm. Gjykata e Apelit më pas i dërgon njoftimin avokatëve mbrojtës e Moisi Habilaj shpallet person në kërkim.

Kujtojmë që në Shqipëri, Moisi Habilaj dhe Nazer Seitaj, janë marrë të pandehur dhe ndodhen në proces gjykimi për akuzën e trafikut të drogës kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Së bashku me Habilajn u dënuan edhe Meridian Sula, Nezar Seiti, Antonino Riela, Vinccenso Spanpinato, Angjelo Buzaka, Xhanluka Pasavanti dhe Xhuzepe Greko.

 

 
 
 
 

EMISIONET