Përmbytjet në Lezhë, shembjet e dherave rrezikojnë 10 banesa

Në qarkun e Lezhës situata ka filluar të normalizohet si pasojë e ndërprerjes së reshjeve.

Tokat bujqësore në Torovicë dhe Zadrimë vijojnë të jenë nën ujë, ndërkohë që hidrovori i Balldrenit nuk po punon me kapacitet të plotë. Mësohet se një pompë është jashtë funksionit.

Sakaq, po në Torovicë, 10 banesa rrezikojnë shembjen si pasojë e rrëshqitjes së dherave, ndërkohë që dy familje janë evakuuar mbrëmjen e djeshme nga shtabi i emergjencave civile.