Koka: Alabbar do ta marrë portin e Durrësit me ligj special, si "Fusha" Teatrin, aferë e madhe
I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, gazetari Bledian Koka u shpreh se kompania e investitorit Alabbar do të marrë portin e Durrësit për ta bërë port jahtesh dhe për të bërë kullat e veta.
Koka shtoi se kjo do të bëhet përmes një ligji special, ngjashëm me atë të kompanisë Fusha për Teatrit.
Koka: Ligji për kompaninë që do të marrë portin e Durrësit është e ngjashme me atë të kompanisë Fusha lidhur me Teatrin Kombëtar. Është jnë ligj i veçantë për lidhjen e një marrëveshjeje me këtë kompani, me objekt me rizhvillimin e portit të Durrësit, çka praktikisht e mbyll mundësinë që për zhvillimin e këtij porti, zakonisht bëhen tendera ndërkombëtarë. Ne dyshojmë se mund te jetë një afera klienteliste.
Në dijeni time nuk ka firmë që ndërton apartamente, por është shteti i Abu Dhabit që do të ndërtojë kompania. Prandaj duhet të jemi edhe të kujdesshëm me gënjeshtrat që na hidhen. Ky projektligj është bërë gati qysh në dhjetor. Po flasim për një kompani private të cilët do t'i jepet porti i Durrësit për ta bërë port jahtesh dhe për të bërë kullat e veta.
Kjo mund të jetë një gjë e mirë, por ne jemi skeptikë për ligjet e këtij vendi, sepse nuk mund të bëhen kontrata 3 muaj para zgjedhjeve dhe ligje speciale që shkelin parimet e BE-së, parime për të cilat jemi ndëshkuar, si me ligjin Fusha. Kjo është një aferë më e madhe dhe më e paqartë. Darka ishte për të vulosur marrëveshjen.