Katovica, Myftaraj: Ja çfarë u tha Gorbaçov liderëve të partive komuniste të botës

Në një intervistë për “Politik On”, gazetari dhe autori i “Ju flet Moska” në RTV Ora, foli edhe mbi atë që quhet “miti i Katovicës”.

Ai tregoi se çfarë i tha lideri i Bashkimit Sovjetik në atë kohë, Mihail Gorbaçov krerëve të Partive Komuniste të botës në mbledhjen e vitit 1986, që sipas tij, shenjoi edhe rrëzimin e sistemit komunist në lindje.

Alfred Lela: A besoni te miti i Katovicës?

Kastriot Mytaraj: Shiko. Katovica është bër mit politik, por ekzistojnë disa fakte. Ekziston një mbledhje e Partive Komuniste në Katovicë. Ekziston një fjalim i Gorbaçov në Katovicë.

Alfred Lela: Nuk ka asnjë dokument…

Kastriot Myftaraj: Jo. Është bërë një mbledhje në vitin 1986. Që është bërë një mbledhje në Katovicë të Polonisë e partive, siç ishte rutinë, është bërë. Mbledhja njihet. Që është bërë një mbledhje e Partive Komuniste të botës në Katovicë, ky është fakt. Gjendet edhe në shtypin e kohës. Është botuar një artikull në “Zërin e Popullit” në atë kohë ku e kritikonte.
Ku është miti, ku është e vërteta faktike dhe e vërteta e fshehur? Në këto takime kishte një praktikë. Mbahej një fjalim publik dhe një fjalim i fshehtë. Ajo që të krijon dyshimin e arsyeshëm është, dhe këtë e thonë edhe autorë shumë seriozë perëndimorë, një zyrtar i lartë komunist gjermano-lindor thotë se Gorbaçovi u tha këtyre drejtuesve të vendeve komuniste që tani e tutje ne nuk do t’ju furnizojmë ju me lëndë të para se këta merrnin naftë dhe minerale nga Bashkimi Sovjetik. Tani do ti shesim me valutë, me dollarë. Dhe këtu ra sistemi thotë, sepse kampi socialist i Lindjes funksiononte kështu. Bashkimi Sovjetik u jepte lëndën e parë dhe kishte sundimin politik mbi ta. Në momentin që u ndërpre kjo falimentoi ekonomia e tyre, falimentoi edhe ekonomia jonë. Gorbaçovi nuk kishte nevojë t’ju thoshte atyre ne do të krijojmë parti, do bëjmë demokraci. Gorbaçov thjesht u mbylli rubinetin.