Koka: Mazniku tha se investitori ishte në darkën e Dubait, por iku se kishte një punë

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, gazetari Bledian Koka u shpreh se nënkryetari i Bashkisë Tiranë ka folur lidhur me darkën në Dubai, duke thënë se investitori ishte në tavolinë, por i duhej të ikte.

Koka: Mazniku ka dhënë një përgjigje për Syri TV, duke thënë se biznesmeni ishte me ta në darkë, por lëvizi se kishte një punë. Për mua Mazniku ka bërë disa deklarata vërtetë inkriminuese, duke thënë se darka ishte porositur nga investitori dhe jemi në një shkelje flagrante të ligjit për konflikt interesi.

Tashmë janë nën akuzë më shumë se sa një person. Unë nuk e di se çfarë roli mund të ketë drejtori i informacionit të kryeministrisë në një darkë të tillë apo një proces të tillë negocimi mes një kompanie e shtetit tonë.