Darka në Dubai/ Bogdani: Nëse do të ishte zyrtare, Mazniku nuk do ishte me tuta

Darka luksoze në Dubai e ministrave të qeverisë Rama ishte një tjetër temë e diskutuar në emisionin “Politik On” në RTV Ora.

Sipas ish deputetit të PD, Gert Bogdani, nëse do të ishte darkë zyrtare siç pretendon kryeministri Edi Rama, nënkryetari i Bashkisë Tiranë nuk do të ishte i veshur me tuta.

“Si qytetar, pa mantel politik, do të isha po aq i acaruar me pamjet që shihni. Pse? Sepse nëse do të ishin njerëz normalë, biznesmenë të suksesshëm, që janë pasuruar për shkak të dijes së tyre, për shkak novacionit të tyre, forcës së tyre, e palodhjes së tyre, atëherë po. Po këta janë pushtetarë, janë njerëz politikë.

Keni nënkryetarin e bashkisë. Krahasojeni para tetë vitesh. Ke drejtorin e medias të kryeministrit. Keni ministrin e tërmetit, ndërkohë që njerëzit janë në vitin e dytë jashtë , në çadra, apo në rastin më të mirë në kontenierë, në mes të acarit, të shiut. Ke ministrin që ndërtonte shtëpitë. Ke ministren e Infrastrukturës që është po aq përgjegjëse në këtë rast. Kush e paguan darkën? Kam përshtypjen se e paguan gjaku, djersa dhe mundi i qytetarëve shqiptarë. Sepse këta njerëz janë pasuruar në kurriz të gjakut, djersës dhe mundit të qytetarëve shqiptarë", u shpreh Bogdani.

Alfred Lela: A nuk ka vlera ajo që thotë kryeministri se, darka është paguar nga pala pritëse?

Gert Bogdani: Nëse do ta paguante i zoti i shtëpisë dhe do të ishte zyrtare ky njeriu këtu nuk do të ishte me tuta. Mirë kryeministrit, me ekstravagancat dhe injoranca e tij, ja pranojmë atletet e bardha me kostum, por nuk do të ishte me tuta nëse do ishte zyrtare. Nëse do të ishte darkë zyrtare, siç thotë kryeministri, për projekte të mëdhaja, siç është Porti i Durrësit, që duhet diskutuar më vete sa e ligjshme është, ç’punë ka nënkryetari i bashkisë së Tiranës? Apo lidhja është se ky e ka bërë rrugë. Para pak muajsh e kishte të hapur çështjen në prokurori, pavarësisht se prokuroria e mbylli se mbylli sytë dhe veshët. 900 euro nata e hotelit në Barcelonë, ku ia paguante biznesmeni Fusha që shembi teatrin për ndërtuar teatrin e ri dhe kullat aty.

https://youtu.be/HZZFV_oTh4w

Lexo edhe:

Nga hoteli me 5 yje në Barcelonë te Nusreti në Dubai/ Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, “qejfli” i luksit