Çipa: Darka të shtrenjta ha gjithë politika, por nuk e dimë se nga buron gjithë ai luks

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, analisti Aleksandër Çipa u shpreh se lidhur me darkën në Dubai ka një problem lidhur me mos informimin publik në faqet zyrtare nga institucionet përkatëse.

Çipa: Tavolina në Dubai ishte një tavolinë heterogjene dhe nëse është paguar nga buxheti i shtetit është një skandal. Ne kemi një problem të madh të mos informimit publik, sepse në faqet zyrtare të ministrive nuk ka asnjë informacion zyrtar.

Kjo është bërë normë e sjelljes politike, se ne e dimë se darka të shtrenjta ha gjithë politika, por nuk e dimë se nga buron gjithë ai luks. Kemi institucione që ngrihen vetëm sa një mandat dhe nuk funksionojnë përgjithmonë.