Reshjet në Shkodër, Prefektja: Për tre ditë situata pritet më kritike

Në Qarkun e Shkodrës situata nga përmbytjet vijon të jetë shqetësuese  për shkak të reshjeve të shumta të rëna gjatë ditëve të fundit.

Për të mësuar më shumë mbi situatën në të cilën Shkodra në një lidhje direkte për RTV Ora ka qenë Prefektja e qarkut, Majlinda Angoni.

Gjatë bisedës me gazetaren, Besmira Pelushaj, Angoni tregoi se situata në vijim pritet të përkeqësohet dhe të jetë shumë kritike. Ajo thekson se autoritetet përkatëse janë duke monitoruar situatën për ti ardhur në ndihmë qytetarëve.

"Sot, nesër dhe pasnesër pritet një situatë shumë kritike. Ne po monitorojmë dhe po mundohemi të jemi prezent edhe me ndihma konkrete. Më tepër për të monitoruar dhe për të qenë më konkret për ato që do të bëjmë në vazhdimësi.

Ajo çfarë ka ndodhur këtë vit në Shkodër është se kemi patur një prurje dhe rritje të ujërave të liqenit këto dit të Shkodrës si rezultat i prurjeve të të ujërave nga Mali i Zi siç është lumi Moraça dhe rrjedhjet nga përenjtë anësorë.  Dhe si rjedhojë edhe rritja e nivelit të liqenit ka bërë që të jetë fryrë edhe Buna"