Lezhë, mbi 2500 ha tokë nën ujë përmbyten disa akse rrugore, rrëshqitja e dherave rrezikon disa banesa

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme të shumta në akse të ndryshme rrugore.

Në qarkun e Lezhës në fshatin Kallmet dhe Merqi, uji është tërhequr por situata mbetet problematike në Zadrimë të Lezhës.

Mësohet se qindra hektarë tokë bujqësore, janë përmbytur, dhe janë të pakalueshme akset rrugore që lidhin Blinishtin e Pirajt me superstradën Lezhë-Shkodër.

Niveli i ujit ka arritur disa centimetra mbi rrugë dhe është i pamundur kalimi i automjeteve. Sipas të dhënave të raportuara nga gazetari i "Ora News" në qarkun e Lezhës, janë 2500 hektarë, tokë nën ujë.

Bashkia e Lezhës ka përditësuar informacionin, ku ka bërë me dijë se ka nisur evakuimi i familjeve të përmbytura. Në aksin rrugor Kallmet-Ungrej janë raportuar shembje masive të tokës, duke përfshirë edhe rrugën.

Kjo situatë ka shkaktuar ndalimin e qarkullimit. E njëjta situatë është edhe në lagjen Varosh, ku si pasojë e rrëshqitjeve të dherave rrezikohen seriozisht 6 banesa.

Raporti i Bashkisë se Lezhës:

-Janë të evakuar 27 familje të përmbytura.

-Në fshatrat Kotërr e Zojs, Nj. Adm. Dajç, jane 5 familje, me prezencë uji, ku 1 familje në fshatin Gjadër është evaukuar.

-Në fshatin Sukaxhi, nj.A.Ungrej, është shembur një banesë, si rezultat i shembjes dheut.

-Lumi Drin, sot kemi rënie të nivelit në rreth 50 cm nga ai kritik. Rënia e nivelit ndikon pozitivisht në evadimin e ujrave nga sipërfaqet me prezencë ujit.

-Lumi Gjader, është ndërhyrë nga Drejtoria Rajonale e Ujitjes e Kullimit dhe bashkia për të rritur lartësinë e argjinatures në disa pika me tendecë kapërderdhje.

-Vazhdon e bllokuar ura e lumit Gjadër  në fshatin Zojs.

-Në aksin rrugor Kallmet-Ungrej 2 km nga Kallmeti i vogel ka shembje masive  perfshirë e rrugën në nje gjatësi rreth 100ml, gjë që ka shkaktuar ndërprerjen e qarkullimit, ky fenomen kërkon studim gjeologjik për të bërë ndëërhyrjen për rehabilitimin e rrugës.

-Në lagjen Varosh, në pjerrtësinë kodrinore perëndimore të spitalit rajonal Lezhë, ka rreshqitje të një masivi dheu duke dëmtuar muret mbajtëse si dhe duke  duke rrezikuar  6 banesa.

Grup eksperteve i Institutit të Studimeve Gjeologjike, bëri vlersimin e situatës në bashkëpunim me spesialistët e bashkisë dhe la detyra për evakuimin e banoreve dhe marrjen e masave për izolimin e vendit.

-Në Barbulloje është shembur argjinatura e kanalit dhe rrezikonte shembjen e urës por është ndërhyrë duke beërë mbushjen e tij.

- Të gjitha forcat e mjetet e bashkisë janë në terren në gadishmëri.

Në mbeshtetje të bashkisë jane dhe 15 forca ushtarake dhe 2 makina, te repartit ushtarak Vau i Dejes.

Bashkia Mirditë

-Nuk ka raste përmbytjesh në qytete e fshatra, por rrezikojen disa banesa ne fshatrat si pasoje e prurjeve të lumenjeve dhe rrëshqitjes se dherave dhe ju është ofruar vendstrehim familjeve të rrezikuara

- Gjendja e rezervuareve nuk paraqet problematikë për momentin. 

- Vërehen rënie inertesh kryesisht në rrugët rurale të cilat lidhin fshatrat me rrugët nacionale, po punohet për pastrimin e tyre. Komunikimi dhe lëvizja me të gjitha fshatrat  është pa probleme.

- Ka  mungesë  të  energjisë  elektrike  në  fshati  Mashtërkor,  Zajs  dhe  Shmri,  Nj.A  Orosh,  po punohet për riparimin e difektit.

- Prurjet e dy lumenjeve Fan i Mall dhe Fan i Vogel janë të mëdha.

Bashkia Kurbin

-Shtabi emergjencave dhe strukturat përkatese, kanë qënë në gadishmeri maksimale, për menaxhimin dhe ndërhyrjet imediate të situatës shkaktuar nga rreshjet e dy ditëve te fundit.

-Në vemendje të shtuar, kishim situatën në Alk, Nj-A-F.kuqe, ku si pasojë të shkarkimeve nga hid.Shkopetit, sasi max, 900 m3, rrezikohej dalja ujit nga argjinatura dhe për pasojë, rrezikoheshin 13 familje të zonës. Nga komunikimet e herë pas hershme me drejtorin e Hidrocentralit, Prefekturën Lezhe dhe struktura të tjera, u bë e mundur menaxhimi suksesshëm i situatës. Për të eleminuar rrezikun e mundshëm, rritur sigurinë e argjinaturës, kemi bërë mbushje dhe ngritje të argjinaturës, në pika te caktuara, me thasë rëre. Sot, situata është normale.

-Problematikë kemi lumin e Drojes, ku si pasojë e rreshjeve të rëna, rreth orës 20 të mbrëmjes së djeshme, u dëmtua në një gjatësi prej 100 metrash, si pasojë, u bë e pamundur kalimi i automjeteve, ndërsa këmbësorët e kanë një rrugë alternative. Megjithatë, do shihet mundësia që të bëhet ndërhyrje provizore, për të bërë te mundur mbushjen e bazamentit të rrugës, së paku për të mundësuar qarkullimin me mjete për raste tepër emergjente.

Situata në Gjorem, pas ndërhyrjeve që është bërë mbrëmë me mbushje me thasë rëre në pikat rrjedhëse të argjinaturës, është stabilizuar. Prani uji ka, në pikat depresive, por familje të rrezikuara jo. E vetmja familje që ishte në rrezik, është evakuar dje dhe akomoduar në një vend të sigurtë (Baft Reci).

-Sot në mëngjes jemi informuar për një rrëshkitje dherash në kodër Gjorëm, tek Vatht, dhe një grup pune ndodhet aktualisht në terren për të verifikuar problematikën dhe bërë ndërhyrjet e mundshme.

-Në Nj/A/Milot, ka nevojë për ndërhyrje dhe rehabilitim të dy akseve të rrugëve që lidhin Gallatën dhe Vinjollën me Qendrën Administrative.

-Përroi i qytetit, i përballoi prurjet, gjithashtu edhe KUL-ja si dhe kanalet e dyta e të treta, kanë punuar në kapacitetet maksimale. Një problematikë që patëm në Sanxhak, bllokim tombine, pas ndërhyrjes sonë u stabilizua. Njëkohesisht, është informuar edhe ARSh-ja, për të inspektuar skarpatat dhe këmbët e urës së Drojës, e cila vazhdimisht në kohë rreshjes ka erozion dhe gërryerje.

-Shkarkimet në hidrocentralet Ulez- Shkopet për momentin janë 500m3/s.