Rrëshqitje gurësh në aksin Gramsh-Bersnik, bllokohet një krah i rrugës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2021, 10:41
Një rrëshqitje gurësh ka ndodhur në aksin rrugor Gramsh-Bersnik, duke bllokuar njërin krah të rrugës.
Gazetarja e Ora News Edisona Skënderi ka raportuar se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku nga rrëshqitja e gurëve mjetet qarkullojnë vetëm në njërin krah. Ky është një aks i rëndësishëm rrugor, pasi shërben si ndërlidhës i tri komunave, Kodovjat, Kukur dhe Lenie.
Veç banorëve dhe policia, asnjë mjet pastrues i bashkisë nuk ka ardhur për të ndërhyrë