MSh publikon raportin: 655 raste të reja në 24 orët e fundit, bie numri i viktimave
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e 24 orëve të fundit të rasteve të reja me Covid-19.
Numri i rasteve të reja vijon të mbetet i lartë, ku raportohet se kanë rezultuar pozitivë 655 qytetarë, ndërkohë që janë kryer 4499 testime.
Tre pacientë nuk kanë fituar betejën me Covid-19, të moshave 68-80 vjeç.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 356 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 37,327 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 273 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 – Statistika (09 Janar 2021)
Raste të reja ditore 655
Të shëruar në 24 orë 356
Të shtruar në spitale 273
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 4499
Testime totale 288,807
Raste pozitive 63,033
Raste të shëruara 37,327
Raste Aktive 24,473
Humbje jete 1233
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14161
Fier 1779
Shkodër 1321
Durrës 1266
Lezhë 992
Vlorë 956
Korçë 899
Elbasan 890
Berat 789
Dibër 563
Gjirokastër 461
Kukës 396