Rreziku që vjen nga Drini, prurjet në kaskadë 3050 m3/s. E hëna dita e provës për HEC
Prurjet mbetet të larta dhe hidrocentrali i parë që po shkon drejt pikës kritike është Vau i Dejes.
Ai ndodhet në kuotën e 75.58 metrave, nga 76 që ka nivelin maksimal.
Edhe Komani, po ashtu që ndodhet në kuotën e 174.42 metrave nga 175.5 metra që ka nivelin maksimal.
Të dy punojnë me kapacitet të plotë dhe prodhimi i energjisë ka shkuar në 17 milion megavat/orë.
Rezerva ka vetëm Fierza që ndodhet në 280.29 metra nga 296 që ka pikën kritike.
Situata raportohet në monitorim të vazhdueshëm dhe kujdes maksimal, pasi shtimi i prurjeve në ditët e ardhshme si pasojë e reshjeve dhe shkrirjes së dëborës, mund të rezultojë fatal për zonën e nënShkodres.
Rritja e shkarkimeve do të shtonte sipërfaqen e përmbytur, e në të njëjtën kohë do të ishte rrezik për shtëpitë e banimit.
Aktualisht shkarkimet shkojnë në 500 m3/s nga HEC i Vau i Dejës, hidrocentrali I fundit t kaskadës së Drinit.
Lexo dhe: Reshjet pritet të shtohen pasdite, piku më 11 janar, ushtria në gadishmëri
Ndaj Autoritetet thonë se çdo shkarkim do të bëhet gjatë ditës dhe në informim të institucioneve dhe popullatës, për të shmangur të papriturat që i diktojnë kushtet atmosferike.
Reshjet e ditëve të fundit kanë bërë që kanë bërë që kaskada e Drinit të përballet me prurje që shkojnë mbi 3000 m3/s të ngjashme me vitet 2010/ 2011 kur Shkodra u përmbyt masivisht për shkak dhe të shkarkimeve të HEC