Kurbin: Në fshatin Gjorem përmbyten disa banesa

Në fshatin Gjorem të Kurbinit disa banesa kanë pasur prani të ujit ndërsa dhjetra ha tokë bujqësore janë përmbytur.

Në familjen e Saba Reçit uji ka dëmtuar pajisje shtëpiake. Shkak ka qenë dalja nga shtrati e ujrave në kanalin kullues.

Edhe në fshatin Dukagjin i Ri I Thumanës uji ka përmbytur disa ha toka bujqësore.