"Urdhëro Shefo/ Ku e keni planin sot..." Ora News zbardh përgjimet që futën në grackë grupin e Skraparit
Përgjimet dhe kanabisi i sekuestruar është prova më e fortë e prokurorisë për 23 anëtarët e grupit që u arrestuan në Skrapar. Ata kishin krijuar një rrjet të mirëfilltë, që nga infrastruktura, marrja e informacioneve si dhe koordinimi për të fshehur drogën. Lëndë narkotike ishte mbjellë mes bimëve medicinale dhe parcelave me fruta perime, ndërsa për ruajtjen përdoreshin magazina dhe stalla bagëtish. Trafikantët u ndihmuan nga 4 punonjës policie të cilët koordinoheshin për të shmangur kontrollet në parcelat e trafikantëve.
Në dosjen e organit të akuzës janë të zbardhura përgjimet mes personave te cilët kryenin vjedhjen e lëndës narkotike nga personat të cilët e kishin kultivuar. Të përfshirë në grabitjen e drogës janë Altin Sula, Redian Shimi, Myftar Sula, Nertil Dyrmishi.
Këto persona në bashkëpunim me njëri tjetrin i kryenin grabitjet në kohën kur canabisi ishte pjekur dhe ishte koha e korrjes. Në dosjen e prokurorisë thuhet se Shimi ka pasur rolin që të zbulonte parcelat e kanabisit të gjente armët dhe më pas sinjalizonte miqtë e tij për të kryer grabitjen.
Në dosje është zbardhur një përgjim i Altin Sulës, i cili komunikon më një person të paidentifikuar akoma nga prokuroria.
Më poshtë është biseda e zbardhur.
B: personi i paidentifikuar
Altini: alo
B- Ça po Ben oo
Altini: Hiç ja po iki për Fier
B: Ça do bësh andej
Altini: Do haj ndonjë fik...vapë e madhe.
B: Ktej është më lart është më nxehtë...ça po bën
Altini: Ja punë Shqipërie
B: Po vete në punë?
Altini: Po vete o aq punoj unë 4 orë.
B: Po pse? A po aq s’ka punë?
B: Ej, të gjitha muhabetet që kemi bërë bashkë vjen mi thotë Xhevua te shtëpia
Altini- Xhevua? Për çfarë?
Personi i paidentifikuar i tregon Altini të gjitha detajet që i tha personi tjetër të cilit i thërrasin Xhevo.
B: Për ato...që mora 7 copë që i kam vënë nëpër gode që thashë po ashtu t’ja jap Myftarit ato 7....ça thua i thash ca 7? Ato s’kanë dalë, unë i kam te shtëpia njëherë...jo tha I ke vënë ti nga moçalja tha Xhevoja..., 4 - unë I thash ska, 5-6 copë ka.
B: i ka thënë Myftari të gjitha, kishte vajt Myftari andeja nga moçalja...kishte kontrolluar nëpër rrather.
Altini- kush o ?.
B: Myftari re...I kishte thënë Xhevos kontrollova ktu kontrollova atje, s’po i gjej dot ku i ka vënë,
Altini: Gënjen ai Xhevoja, me Xhevon merresh!
B: Do vete do ta pyes njëherë pastaj ...kështu me tha, ka vajtur i ka kontrolluar tërë vendet tha që mbollën atë vit...i kontrollova të gjitha s’ja gjeti tha...
Altini: ... më duket se do ti vinin bashkë ata
B: Po ti vinin ore...unë te shpia kam, s’ka dalë asnjë kokërr ore.... e hapa njërën është e prishur nga brenda.
Altini: Shiko mos na gjesh ndonjë ashtu po vari lesht.
B: Ashtu do gjej unë se s’bën re se s’kam ca do bej unë poo... kshu i kishte thënë atij re.
Altini: Ata më ngatërruan dhe mua lash 300 mijë leke...
B: Për ca te ngatërruan ore?
Altini: Po mora këtej unë, ata s'kishin lekë andej, pagova vete, ata / prishën...,Baha...ai vjen mi thotë të gjitha...ça i ka thënë Myftari...pashe rrather..te gjitha
B: Po jo unë të kisha...7 copë vari lesht...
Arben Lekli dyshohet si koka e grupit i cili më pas ka përfshirë të gjithë personat e tjerë në kultivimin e lëndëve narkotike në zonën e Skraparit. Lekli është person me precedent penale dhe rezulton i dënuar në Itali për trafik droge. Më 16 dhjetor të këtij viti OFL i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë.
Bisedat e para të përgjuara nga prokuroria kanë nisur që në fillim te qershorit. Ku sipas organit të akuzës është e faktuar përfshirja e efektivëve të Policisë në kultivimin e kanabisit.
Zeqo: Urdhëro shef
Naska: Si e kalove?
Zeqo: Mirë ça bërë?
Naska: Ore, lagjen Lekli ne kemi? Ka?
Zeqo: Po Naska, ku është?
Zeqo: Në Çorogjafë.
Naska: Në Çorogjafë?
Zeqo: Po
Naska- E kemi lënë ne atë Çorogjafën?
Zeqo-Po kemi bërë në Çorogjafë shumë pjesë, edhe aty kemi kaluar.
Naska: Kemi bërë këtë lagjen?
Zeqo: Nuk të dëgjoj...
Naska: Kam merak, kshu
Zeqo: Alo?
Naska: Hajt se flasim.
Një tjetër përgjim i zbardhur nga SPAK është i datës 3 shtator i viti të shkuar.
Zeqo: Urdhëro Shefo.
Naska: Ku e keni planin sot
Zeqo: Në Tërpan.
Naska: Më mori Ermali dhe më tha se ku i ke sot, unë i thashë që sot janë në Tërpan.
Zeqo: Po mirë po dalim vetë ne sot andej dhe po kontrollojmë gjithë territorin e Tërpanit
Naska: Ok shikoje vetë këto gjera.
A- Neritan Naska
B - Klement Zeqo
Zeqo- Kur te mer shefi jot, ti thuaj që ne jemi duke kontrolluar, grupet e kontrollit i kam në terren.
Naska- Mirë se i thashë se i kam forcat në terren duke kontrolluar në Tërpan, se më tha dhe Fatmiri.
Zeqo: Po merre vete Fatmirin, dhe thuaj se i kam çuar forcat në teren duke kontrolluar.
Disa orë më pas Neritan Naska dhe Klement Zeqo komunikojnë sërish me njëri-tjetrin.
Naska- Hë ore.
Zeqo- Në të djathtë të dronit
Naska- Mirë, mirë.
Zeqo- Gjetëm nja 11-13 gropa, bosh s’ka gjë.
Naska- Mirë, në anën e lumit gjetëm 40 copë, afër lumit.
Zeqo- Po mirë.
Naska- Prit se po me merr Fatmiri.
Këtu ndërpritet komunikimi mes tyre.
“Zhduke drogën…” Përgjimet zbuluan lidhjet me policinë, mbeten në burg zyrtarët e Skraparit