"Covidit ia gjetëm vaksinën, dëshpërimit të opozitës jo...", Rama: Janë zbatuar protokollet e emergjencave
Përmbytjet e orëve të fundit, dëmet më të mëdha i kanë shkaktuar në tokat bujqësore. Mbi 5000 hektarë në mbarë vendin ndodhen nën ujë.
Në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, informoi për evakuimin e disa familjeve.
Peleshi: Jemi prezentë në qarqet e rrezikuara, në Shkodër e Lezhë kemi kryer operacione për evakuimin e qytetarëve. për këto prurje të lumenjve dhe këtë nivel fakti që në këto vite kemi punuar në pastrimin e kanaleve kulluese na ka sjellë në këtë situatë ku nuk kemi një situatë tragjike. Nuk kemi familje të rrezikuara nga uji, kjo është rezultat i punës së përbashkët, që ka qenë shumë i mirë. Në Shkodër, kemi një rritje të nivele në Drin, Bunë e Kir, 2270 ha të përmbytura, fshati Obot, si gjithmonë është rrethuar nga uji, në dispozicion është Ushtria, rreth 100 persona janë transportuar, hidrocentrale prurjet 10 herë më të mëdha. Me këtë ritëm, por rreth 2-3 nëse nuk do kemi reshje intensive hidrocentrale mund të përmbahen në shkarkimet e tyre.
Lezhë janë 2500 ha të përmbytura, 2 familje të evakuuara, niveli i ujit është shumë i lartë në Drin e Gjadër.Vlorë ka vetëm një shembje rrugë në Borsh Piqeras, situata nuk është kritike, niveli ujit te Ura e Mifolit është 6.2 m. Në Fier kuota në Vjosë është 5.4 nga 6.5 që është kuota e alarmit, argjinaturat janë pa probleme. Në Fushë Krujë ka një rritje të nivelit Zeze, 250 ha të përmbyt në Bubq dhe 3 lagje të bllokuara, në Thumanë situata në kontroll, ka disa fshatrat që ka pasur përmbytje në oborre të banesave! Në Sukth janë evakuuar 10 qytetarë. Në Gjirokastër situatë emergjence, janë marrë masa dhe është bërë ndërhyrja në ato zona ku ka pasur probleme. FA ka dyfishuar gatishmërinë 260 forca të specializuara 1600 të tjera të shtabeve dhe të qarqeve. Rreth 1100 forca nga Bashkitë e rrezikuara janë të angazhuar dhe në dispozicion të emergjencës.
Zëvendëskryeministri, Erjon Braçe, siguroi se situata është nën kontroll, por reshjet që do të zgjasin deri me 11 janar pritet të shtojnë vështirësitë.
Braçe: Të gjithë akset janë të hapura, të kalueshme dhe në gjendje mjaft të mirë. Ne nuk kemi qenë për fushatë elektorale sot poshtë nëpër territor ashtu siç të tjerë në mënyrë të papërgjegjshme vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë, por ne kemi qenë për punë sot.
Pasi mori të dhënat e situatës, kryeministri Edi Rama ju përgjigj akuzave të opozitës.
Rama: Covidit iu gjet vaksina e imunizimit, që shpresoj ta fillojmë ta injektojmë në vendin tonë që nga mjekët dhe infermierët para afatit të deklaruar. Vaksinës së dëshpërimit të opozitës nuk i është gjetur formula, për shkak të dëshpërimit kapen pas çdo mundësie dhe natyrisht ndaj çdo fatkeqësie natyrore për të bërë politikë. Ne do vazhdojmë të bëjmë punën tonë në këtë moment të vështirë, si rezultat i reshjeve të dendura në disa zona. Kemi një protokoll standard për emergjencat civile, për nivelet e gatishmërisë, për ngritjen e strukturave në territor dhe për përshkallëzimin e prezencës në territor. Të gjitha janë zbatuar. Situata nuk ka si të jetë e pëlqyeshme në ato zona ku reshjet kanë qenë intensive, por është fakt që falë gjithë punës së bërë përditë me gjithë infrastrukturën e kullimit, për administrimin e kaskadës, me këtë sasi reshjesh kemi sot një gjendje shumë më të pranueshme dhe nën kontroll krahasuar me atë që mund të kish ndodhur në ato vite jo shumë të largëta kur ndodhte hataja. Të vazhdojmë punën intensivisht. Secili e di ku e ka pozicionin e vet në këtë përballje me natyrën.
Teksa qeveria e cilëson nën kontroll gjendjen, në facebook presidenti Meta shkroi për një tjetër panoramë.
Ai akuzoi qeverinë se nuk po e marrin seriozisht situatën e krijuar, duke rrezikuar kështu jetën e njerëzve.
LEXO EDHE
Peleshi bën bilancin: Kemi fryrje të lumenjve, në Gjirokastër situata është emergjente