Ju flet Moska: Unë jam "FETO"!
Dakordësia e arritur mes qeverisë shqiptare dhe asaj turke për "shtypjen" e organizatës FETO, të cilën Erdogan e konsideron terroriste, ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.
Myftaraj: Gjatë vizitës së fundit të kryeministrit Rama në Turqi, në daljen e përbashkët para mediave të tij dhe presidentit turk Erdogan, ndër të tjera u njoftua se të dy palët kanë rënë dakord që të luftojnë atë që Erdogamn e quan organizata terroriste FETO. E gjithë kjo marrëveshje është bërë e fshehtë. Në marrëveshjet e paraqitura me shkrim nuk ka gjë të tillë, është folur në përgjithësi për luftën kundër terrorizmit.
Organizata Hizmet është e pranishme në Shqipëri me disa biznese, veprimtari, shkolla, spitale. Ka njerëz të saj të pranishëm në Shqipëri. Kryeministri Rama e di shumë mirë që kreu i kësaj organizate Fetulla Gylen jeton në SHBA, ka marrë strehim atje dhe është i lirë të ushtrojë veprimtarinë. Aleati ynë kryesor nuk e quan organizatë terroriste, as BE, dhe as OKB. Madje këto vende e kritikojnë qeverinë e sotme turke, administratën e Erdogan për qëndrimin dhe shtypjen që i bëhet anëtarëve të FETO-s.
Për analizën e plotë shikoni videon e emisionit.