Liqeni i Viroit del nga shtrati, ka prezencë uji në aksin Gjirokastër - Tepelenë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2021, 09:23
Moti i përkeqësuar dhe reshjet me intensitet të lartë gjatë natës kanë shkaktuar probleme dhe në Gjirokastër.
Liqeni i Viroit ka dalë nga shtrati pasi prurjet e shumta kanë bërë që uji të dalë mbi urë.
Për shkak të kësaj situate është vështirësuar dhe qarkullimi i mjeteve në aksin Tepelenë Gjirokastër, në vendin e quajtur Ura Lumit.
Në këtë pjesë ka prezencë uji. Në urën e Viroit ndodhet Policia Rrugore si dhe një automjet i Shërbimit Zjarrfikës për të monitoruar situatën, por nëse reshjet vijojnë me këtë intensitet ura do të jetë e pakalueshme, duke rrezikuar bllokimin e lëvizjes drejt Gjirokastrës e Sarandës, raporton gazetarja e Ora News, Entiola Budo.