Krujë, përmbyten dhjetëra hektarë tokë, shtëpive po iu afrohet uji në oborr

Përmbytje për shkak të motit të keq ka pasur dhe në njësitë administrative Bubq dhe Thumanë në Krujë.

Dhjetëra hektarë tokë janë përmbytur në fshatin Murqin  e Bilaj të njësisë administrative Bubq të Krujës

Një rrugë e fshatit Murqin në Krujë është bllokuar nga uji, rreth 15 shtëpive po iu afrohet uji në oborr

Lumi Ishëm ka rënë nga niveli i ujit. Në fshatin Derven të njësisë administrative Thumanë janë nën ujë rreth 50 ha tokë