Vijojnë reshjet e shiut/ Rënie intertesh në akset Gramsh-Moglicë dhe Elbasan-Qafë Thanë

Në qarkun Elbasan vijojnë reshjet e shiut me intensitet të ulet e mesatar.

Në aksin Gramsh-Moglicë vijon rënia e inerteve, të cilat janë hequr nga firma kontraktuese, ndërsa rënie të vazhdueshme të dherave ka patur edhe në Pishkash, në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë.

 Qarkullimi në 2 akset nuk është ndërprerë dhe vijon normalisht.

Furnizimi me energji elektrike nuk ka pasur ndërprerje.

Niveli i lumenjve Shkumbin e Devoll vazhdon të jetë i konsiderueshem por larg pikës së rrezikut.

Niveli i përroit të Zaranikës në bashkinë Elbasan ka pësuar rënie.

Edhe përrenjtë e tjerë dhe kanalet kulluese nuk paraqesin rrezik për përmbytje.

Strukturat e emergjencave civile në bashkite e qarkut Elbasan janë në gatishmëri.