Liverpool dhe Tottenham ofrojnë stadiumet për vaksinimin kundër Covid

Liverpool dhe Tottenham kanë ofruar përdorimin e stadiumeve të tyre  për autoretet shëndetësore në Britani si vende të mundshme për administrimin e vaksinës Covid-19.

Qendrat e vaksinimit masiv në shtatë vende në të gjithë Anglinë  do të fillojnë procesin javën e ardhshme, ka konfirmuar Downing Street.

 Qeveria ka në plan vaksinimin e 14 milionë personave në gjithë Britaninë brenda muajit shkurt dhe shumë ambiente sportive janë përcaktuar si qendra rajonale vaksinimi.