Përmbytjet në Shkodër: Mbi 1400 ha tokë nën ujë, izolohet Oboti, kërkohet ndihmë nga ushtria

Reshjet intensive të rëna gjatë orëve të natës kanë shtuar prurjet në kaskadën e Drinit. Kombinuar edhe me shkarkimet nga HEC i Vau i Dejës, 300 metër kub/sekond kanë shkaktuar përmbytje në disa zona.

Nga raportimet paraprake të Shtabit të Emergjencave (Ora 09:30) bëhet me dije se janë 1469 ha tokë e përmbytur. Sipërfaqja më e madhe e përmbytur është në njësinë administrative Ana e Malit, ndjekur më pas me zonën e Dajçit me 489 ha.

Situata më problematike është Ana e Malit ku është bllokuar dhe rruga për në fshatin Obot. banorët nuk mund të komunikojnë me qytetin. Kryebashkiakja e Shkodrës i ka kërkuar ministrisë së Mbrojtjes të ndërhyjë për të sjellë mjetet e duhura, raporton gazetari i Ora News në Shkodër, Bepin Kolvataj.

Gjithashtu zonja Voltana Ademi pritet të vizitojë vetë Obotin.

Ademi kërkon ndihmën e ushtrisë

Statistika

Hidrometri në Lumin Buna tregon rritjen e nivelit në 5.80 m.

Rruga e Obotit është e pakalueshme për shkak të lartësisë së ujit në rreth 60 cm.

Në fshatin Shirq, në vendin e quajtur Urrela dhe Mushan, uji ka përmbytur 489 ha tokë.

Bashkia Shkodër kërkon pajisjen e mjeteve të ushtrise për lundrimin dhe krijimin e aksesit për banorët e Obotit.

Raportimi i Drejtorisë së Bujqësisë mbi zonat e përmbytura ora 09:00

Nga konstatimet ne terren diten e sotme date 08.01.2021, si rezultat I reshjeve te ditëve të fundit, situate në terren është përkeqësuar ndjeshëm.Hidrometri në Dajç në orën 07.00 shënon 5.80 m.Kjo situate paraqitet si më poshtë:

Siperfaqe totale e permbytur 1469 Ha

1. Tokë e pakultivuar                  403 Ha

2. Foragjere të dyta, jonxhe       941 Ha

3. Grurë                                         55 Ha

4. Bimë decorative                        70 Ha

 Nj.A Dajç

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 489 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç), nga të cilat :

1.Tokë e pakultivuar  158 Ha

2.Foragjere të dyta, jonxhe 226 Ha

3.Bimë decorative 70 Ha

4.Grurë 35 Ha

Nj. A. Guri Zi

Vazhdon gerrryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali I Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A. Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 20 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks I Ri.

1.Tokë e pakultivuar 5 Ha

2. Foragjere të dyta, jonxhë 15 Ha

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 250 Ha, kryesisht ne fshatin Trush (fusha e stomes), e Bërdicë e Madhe

1.Tokë e pakultivuar 90 Ha

2. Foragjere të dyta, jonxhe 150 Ha

3.Grurë 10 Ha

Vazhdon gerrryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku I Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A. Ana Malit

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 700 Ha, kryesisht ne fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

1.Tokë e pakultivuar 150 Ha

2. Foragjere të dyta, jonxhe 540 Ha

3.Grurë 10 Ha

Lexo edhe: Paralajmërimi i IGJEUM: Lumejtë që rrezikojnë të shkaktojnë përmbytje.