Vijojnë reshjet e shiut në gjithë vendin, parashikimi i motit për ditën e premte

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike mbeten dominuese në vendin tonë, duke bërë që vranërirat e shpeshta të sjellin reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit. Më të dukshme reshjet do të jenë në veriperëndim dhe qendër të Shqipërisë por me reshje dëborë vijojnë të jenë zonat malore.

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2 gradë Celcius deri në 11 gradë Celcius.

Era do të fryjë e lehtë në tokë mesatare në det me shpejtësia 45km/h  nga drejtimi jugor-juglindor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.