Arvizu: Kur Berisha ishte kryeministër, Rama thoshte se ai kishte kapur shtetin, tani demokratët e thonë për Ramën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2021, 23:03
I ftuar në PolitikOn në RTV Ora, ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu u shpreh se ngjarjet në SHBA ishin shokuese dhe ishin paralajmëruar gjatë këtyre 4 viteve.
Arvizu: Kur Berisha ishte kryeministër, Rama thoshte se ai kishte kapur shtetin dhe tani kam shumë miq demokratë në Shqipëri që thonë se Rama ka kapur shtetin. Në termat e Shqipërisë këto janë deklarata me termat të njëjtë që përdoren nga të dyja anët.
Është e pazakontë që të kesh një palë që ka pushtet mbi të trija pushtet. Do të shohim se çfarë do të ndodhë dhe nuk besoj se do të jetë ai rast abuziv. Unë nuk mendoj se do të jetë një problem shumë i madh.