Sherri Nishani-Gurakuqi, Balliu: Edhe në dasmë ka probleme e pakënaqësi, jo më në zgjedhje
Ish-presidenti Bujar Nishani dhe ish-deputeti i Shkodrës Romeo Gurakuqi u përfshinë pak kohë më parë në një debat “titanësh” lidhur me përjashtimin nga Komisioni i Vlerësimit të kandidaturave për deputetë, që përfudoi duke e akuzuar njëri-tjetrin për spiunë
Fahri Balliu nuk e sheh aspak me shqetësim këtë situatë pasi siç thotë ai dhe në një dasmë ka probleme dhe të pakënaqur dhe jo më në zgjedhje apo fushatë elektorale.
Balliu: Zgjedhjet dhe fushata zgjedhore është një dasmë e madhe, edhe në dasma ka të pakënaqur dhe probleme, jo më në fushatë. Të gjitha këto do ti shërbejnë dhe tërheqin vëmendjen lidershipin e PD për të qenë i matur në hapat dhe zgjedhjen e figurave për të kapur ato figura të larta morale, politike, të afta, të shkolluara thelbësisht, të edukuara me konceptin e djathtë të politikës. Besoj se do të përpiqet të mos humbasë asnjë nga figurat e vlefshme që marrin vota dhe që i do publiku, nëse nuk i do publiku është tjetër çështje.
I ftuar në Rtv Ora, Balliu ndryshe nga kritikët e opozitës nuk sheh te kjo e fundit mungesë organizimi përballë një mazhorance që i ka të gjithë pushtetet.
Ballliu: Nuk ka paqartësi, jemi para një stili të veprimit opozitar që duhet ti përgjigjet një marifetçiu, hajduti votash, korrupsionisti, autokrati dhe udhëheqësi të krimit të organizuar. Opozita i ka marrë hapat njëri pas tjetrit pa bujën dhe marifetet e videove të llojit të Edi Ramës. Inteligjenca dhe stili i opozitës do të fitojë mbi degjenerimin e këtij stili që përdor Rama për të bërit fushatë.
Gurakuqi në një shkrim të tijin akuzonte se Komisioni i Vlerësimit të Figurave përbëhej nga figura të formuara nga ish-Komiteti Qendror i Partisë së Punës apo që kanë qenë pjesë e ish-oficerëve të Shkollës së Bashkuar që mbajtën bustin e Enver Hoxhës gjatë viteve ’90.
Në përgjigje ndaj tij, Nishani e quajti Gurakuqin spiun të sigurimit në diktaturë dhe person me dosje në Komunizëm.
Nishani e etiketoi ish-deputetin si vemje, frikacak e zvarranik.