VIDEO/ Shanse pa fund, Liverpool regjistron barazimin e dytë rradhazi

Pas barazimit në shtëpi ndaj WBA, Liverpool regjistron një tjetër barazim.

Kampionët e Anglisë nuk kanë shkuar se një barazim pa gola në transfertën e Newcastle.

Pavarësisht rasteve pa fund me Mohammed Salah dhe Roberto Firmino, djemtë e Jurgen Klopp nuk arritën të shënonin.

Me këtë rezultat Liverpool ruan vendin e parë në kuotën e 33 pikëve, 3 më shumë se Manchester United i vendit të dytë por duhet theksuar se “Djajtë e Kuq” kanë një ndeshje më pak.

Ndeshja tjetër e mbrëmjes, ajo mes Tottenham dhe Fulham. Skuadra mike kërkoi pezullim të ndeshjes për shkak të infektimit me Covid-19 të disa futbollistëve dhe pjesëtarëve të stafit.

/a.r,OraNews