Policia sqaron ngjarjen në Vlorë: Hyri në banesë dhe kërcënoi pronarin

22:42 - Policia e Vlores konfirmon dhe sqaron konfliktin.Nuk behet fjale per te shtena me arme zjarri por per nje person i cili ne brendesi te baneses te nje shtetasi tjeter ka kanosur me nje arme zjarri e cila ka qene me leje, ka kercenuar te zotin e baneses dhe me pas eshte lajmeruar policia e Vlores e cila i ka shoqeruar te dy personat ne komisariat dhe po kryen hetimet perkatese

Policia e Vlorës sqaron ngjarjen e ndodhur pak minuta më parë në Llakatund.

Sipas uniformave blu, nuk bëhet fjalë për të shtëna me armë zjarri, por një person ka hyrë në brendësi të banesës të një tjetër personi dhe ka ka kanosur pronarin me armë zjarri.

Menjëherë është lajmëruar Policia, e cila mbërriti në vendngjarje dhe shoqëroi në komisariat dy personat.

Raportohet se arma me të cilën u bë kërcënimi ka qenë me leje, ndërsa dy personat e përfshirë kanë patur një konflikt më herët.

Lajmi u përditësua...

22:00 - Të shtëna me armë zjarri në fshatin Llakatund të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa dyshohet se një person ka qëlluar në drejtim të një banese.

Gjithçka mësohet se ka nisur pa një konflikti të ndodhur më herët.

Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar, ndërsa personi që ka qëlluar është arrestuar nga Policia e Vlorës.

Bashkë me personin që qëlloi, në komisariat është shoqëruar edhe pronari i banesës që ishte objektiv i sulmit me armë për të sqaruar konfliktin mes palëve, që ende nuk dihet për çfarë bëhet fjalë.