"Shumë shëndet e shumë dashni", Osmani uron 2021 me foton e ëmbël familjare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Dhjetor 2020, 20:23
Me një foto të ëmbël familjare, ku shfaqet mes vajzave dhe bashkëshortit të saj, ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani uron Vitin e Ri 2021.
Osmani uron për më shumë shëndet dhe dashuri ndërsa shton se ditë më të mira na presin.
"Shumë shëndet e shumë dashni, është urimi ynë për të gjithë ju. Gëzuar për ditët e mira që po na presin", shkruan mbi foto Vjosa Osmani.
