“E vrava për arsye xhelozie” zbardhet dëshmia e Përparim Ademit, në banesë ndodhej edhe djali i mitur i Zhaneta Metanit
Pak pasi është arrestuar nga Policia, është zbardhur edhe një pjesë e dëshmisë së Përparim Ademit që vrau dy motrat mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit në Tiranës.
Ademi ka deklaruar para efektivëve blu se Zhaneta Metanin, bashkëjetuesen e tij e ka vrarë për arsye xhelozie. Ai gjithashtu ka qëlluar për vdekje edhe motrën e saj, Kristina Bardhin. Çifti kohët e fundit kishin pasur shumë konflikte dhe e nisur nga kjo Zhaneta i kishte kërkuar Ademit të ndërprisnin lidhjen e tyre.
I pranishëm në banesë ka qenë edhe djali 14 vjeç i Zhanetës.
Autori i ngjarjes që tronditi mëngjesin e sotëm Tiranën ka thënë se ai është arrestuar në momentin që po shkonte të dorëzohej në polici. Arrestimi i tij është bërë i mundur në afërsi të Drejtorisë së Policisë.
Viktimat mësohet se ishin nga Tirana, ndërkohë që 59 vjeçari kishte jetuar në Maqedoninë e Veriut.
Përparim Ademi ka qëlluar me automatik ndaj dy motrave gjatë një konflikti të momentit.
Lexo edhe: Tronditet Tirana/ Të shtëna me armë zjarri, vriten dy motrat
Vrasja e dy motrave te Astiri, arrestohet Përparim Ademi