"Kur shikon Shqiponjat impresionohesh..." Andoni: Rekrutohen njerëz me problematika të mëdha
I ftuar në emisionin "Arena" me Dritan Hila, analisti Ben Andoni komentoi përmirësimin e paraqitjes së policisë në krahasim me më parë.
Andoni tha se efektivët tani janë më të paraqitshëm, por gjithashtu në rekrutim sipas tij merren njerëz që kanë problematika të mëdha.
Andoni: Policia ka bërë një gjë shumë të mirë, përsa i përket formës. Kur shikon policin tonë tani nuk është ai i mëparshëm me uniformë të shkatërruar. Ka bërë edhe një tjetër gjë të mirë, duke hequr muret e mëdhenj. Ky është modeli suedez, sepse ti kur futesh në polici është objekt shërbimi. Problemi i madh është se inercia e shoqërisë tonë dhe elementet që rekrutohen kanë shumë elemente, njerëzit që janë aty duhet të jenë shumë koshientë, sepse jo vetëm dëmtojnë trupin e policisë, por gjithë shqiptarët.
Kur shikon Shqiponjat impresionohesh. Kur shikon grupe policësh që flasin anglisht… Është krejt ndryshe nga policia e mëparshme, por inercia është shumë e ngadaltë. Shumë njerëz që rekrutohen janë me problematika të mëdha.