Tronditet Tirana: 59 vjeçari vret dy motra në sy të fëmijëve, ngjarja tek "Astiri"


Një krim i rëndë tronditi Tiranën. 59 vjeçari Përparim Ademi ekzekutoi me automatik kallashnikov dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metanin me të cilën bashkëjetonte.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 10:30 të paradites së 31 dhjetorit 2020, në banesën ku jetonin në katin e tretë të një pallati në zonën e "Astiri" në Tiranë.

Sipas policisë krimi i rëndë u shënua pas një konflikti të çastit.
Përparim Ademi kishte jetuar edhe në Maqedoni ndërsa kohët e fundit jetonte në Tiranë, ku kishte krijuar dhe një lidhje me njërën prej motrave Zhaneta.

Ora 13:08 - Gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj informoi se Ademi kishte shtënë të paktën 5 plumba drejt grave dhe më pas ishte larguar nga vendi i krimit. Krimi i rëndë ndodhi në prani të dy fëmijëve, njëri prej tyre, 14 vjeç, djali i Zhanetës. Si 59 vjeçari dhe dy motrat janë nga Tirana.

Ajo së fundi i kishte kërkuar ndarjen por ishte refuzuar nga Ademi. 59 vjeçari u arrestua dy orë pas krimit.

Ora 13: 07 “E vrava për xhelozie” zbardhet dëshmia e Përparim Ademit

Ora 12: 31 Vrasja e dy motrave te Astiri, arrestohet Përparim Ademi

Ai u arrestua pranë Drejtorisë së Policisë, pasi po shkonte të dorëzohej.

"Si rezultat i rrethimit të zonës, pikave të kontrollit dhe trysnisë së ushtruar nga shërbimet e Policisë u bë e mundur vënia në pranga e autorit Përparim Ademi.

Ky shtetas aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore" informon policia e Tiranës

12:07 Dalin fotot e Përparim Ademit dhe dy viktimave
Përparim Ademi njihej më përpara edhe si Përparim Tela, dhe nuk dihet pse kishte ndryshuar mbiemrin, ndërsa mësohet se ka pasur probleme me ligjin në Maqedoninë e Veriut.


Ora 11:47 Ekzekutimi i dy motrave të Astiri, Jaupaj: U qëlluan në sy të fëmijëve, janë ngritur pika kontrolli

https://www.youtube.com/watch?v=Ds7zqobz1Vg&feature=emb_title&ab_channel=OraNews

 

11:21 - Tronditet Tirana
Akti i rëndë ka ndodhur pas një konfliti të çastit. Viktimat janë identifikuar si Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani. Autori ka plagosur edhe veten.

Njëra prej motrave ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra. Motra tjetër ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

"Më datë 31.12.2020, rreth orës 10:30, në Astir, shtetasi P. A., 59 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj, ende të paidentifikuara, të cilat si pasojë e plagëve të marra kanë ndërruar jetë", njofton policia.

https://youtu.be/5JIa_7BXJ5U

 

10:34 - Të shtëna me armë zjarri janë shënuar ditën e sotme në Tiranë.

Dyshohet për dy viktima të gjinisë femërore që ishin motra me njëra-tjetrën.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Astirit në rrugën “Astrit Dushi”.

Autori mësohet se është bashkëjetuesi i njërës prej viktimave, dhe kishte jetuar për një kohë në Maqedoninë e Veriut. Ai është larguar menjëherë nga ngjarja, ndërkohë që policia është vendosur në ndjekje të tillë.

 

"Më datë 31.12.2020, rreth orës 10:30, në Astir, shtetasi P. A., 59 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj, ende të paidentifikuara, të cilat si pasojë e plagëve të marra kanë ndërruar jetë", njofton policia.

 

Kanë nisur menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen.