Soko: Nga 2013 kemi 200 mijë ndërtime pa leje më shumë, Ligji i Pronës, një fuçi baruti

Nga viti 2013 e deri sot në Shqipëri janë 200 mijë ndërtime pa leje më shumë.

Kështu u shpreh eksperti i ekonomisë Pano Soko, i ftuar në "Arena" në RTV Ora.

Sipas tij, thembra e Akilit në Shqipëri është Ligji i Pronës, i cili sipas tij është një fuçi baruti.

“Sot në Shqipëri kemi gati 700 mijë ndërtime pa leje. Në vitin 2013 kemi patur gati 500 mijë ndërtime pa leje. Pra, janë shtuar edhe 200 mijë të tjera. INSTAT publikon çdo ditë, ti ke të dhëna qoftë për ndërtimet, qoftë të parave, njerëzve, lëvizjeve demografike, kush ikën nga Shqipëria.

Shiko çfarë ndodh. Këtu shkelja e ligjit është masive. Sepse të gjitha këto ndërtime pa leje të ndërtuara, që nga koha e Nanos, që nga koha e Berishës së parë nëse doni, sepse atëherë filluan. Për të gjitha këto ne duhej të kishim patur rregullim ligjor. Sepse gjëja që na kompromenton, thembra e Akilit, që është ligji i pronës. Pra ligji i pronës sot në Shqipëri është një fuçi baruti i cili mund të shpërthejë një përplasje sociale fare lehtë”, u shpreh Soko.