Ekzekutimi i dy motrave të Astiri, Jaupaj: U qëlluan në sy të fëmijëve, janë ngritur pika kontrolli
Drejtori i policisë vendore Rebani Jaupaj në një prononcim për mediat ka bërë me dije se po vijohet hetimi në lidhje me vrasjen makabre të dy motrave ditën e sotme në zonën e Astirit.
Jaupaj ka pranuar të gjitha informacionet e bëra me dije deri më tani, teksa ka thënë se janë ngritur pika kontrolli në vendet kryesore të Tiranës. Ai ka qartësuar se Përparim Ademi ka qëlluar në drejtim të viktimave disa herë me automatik, dhe më pas e ka lënë armën në banesë.
I pyetur nga gazetarët për autorin, drejtori i policisë vendore ka thënë se fotot e publikuara janë të viktimave dhe autorit, ndërkohë që shton se vrasja ka ndodhur në sy të fëmijëve të njërës prej viktimave.
“Ky është Përparim Ademi, por para disa vitesh ka ndryshuar mbiemrin nga Tela në Ademi. Të pranishëm në vendngjarje kanë qenë edhe dy fëmijët e njërës prej viktimave.”, është shprehur Jaupaj.
Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani u qëlluan për vdekje me armë zjarri mëngjesin e sotëm (31 dhjetor). Autori është identifikuar si Përparim Ademi, nga Tirana por që kishte jetuar për disa kohë në Maqedoninë e Veriut. Ai bashkëjetonte me njërën prej viktimave.
Lexo edhe: Tronditet Tirana/ Të shtëna me armë zjarri, vriten dy motrat