Rrokada në qeveri, Duka: Më shumë rëndësi ka CEO i Kastratit për ekonominë, se sa ministrat

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka në Ora News e ka cilësuar një temë jo fort të domosdoshme për ekonominë e vendit ndërrimin e ministrave në qeveri.

Duka ka thënë se duhet të shqetësohemi më shumë për ekonominë e vendit se sa për këto lëvizje, teksa ndalet te fakti se duhet të interesohemi më shumë për CEO-n e kompanisë Kastrati, sepse ajo ka në dorë një pjesë të mirë të degëve të ekonomisë të vendit.

Duka: Nuk vlen të merremi me emra, por të merremi me fenomene. Për mua për jetën ekonomike në Shqipëri nuk ndryshon asgjë. Për 4 muaj as Xhaçka, as Peleshi, as Çuçi s'do bëjnë gjë. Nuk janë as 4 muaj fikse. Për shkak të zgjedhjeve mendohet që janë njerëz që janë më të lidhur me mazhorancën dhe PS, se ata janë gjithmonë në qarqe të caktuar të Shqipërisë, ai mund të sigurojë vota më shumë duke i pasur këta ministra. S'i ka vendosur vetem për të siguruar qeverisjen, por edhe për të krijuar një diskutim mediatik që nuk i shërben askujt. Çfarë më duhet mua se kush është? Mua më intereson se si po qeveriset ekonomia e vendit.

Besoj se shqiptarët duhet të jenë më të interesuar se kush është CEO i Kastratit, se po të ndërrohet ai dhe të jetë dikush që nuk di të qeverisë mirë, i bën një dëm të madh ekonomisë shqiptare sepse ka shumë degë të ekonomisë në dorë. Këta nuk bëjnë asgjë.