Vrasja e dy motrave te Astiri, arrestohet Përparim Ademi

Policia ka arritur të arrestojë Përparim Ademin, autorin e vrasjes së dy motrave në zonën e Astirit në Tiranë mëngjesin e sotëm.

Ademi momentalisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

59-vjeçari nga Maqedonia e Veriut prej kohësh bashkëjetonte me Zhaneta Metanin, mdërkohë që pas një konflikti të çastit ka qëlluar atë dhe të motrën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e tyre në prani të fëmijëve.

Sakaq hetimet në lidhje me shkaqet e ngjarjes vijojnë ende.

Lexo edhe: Tronditet Tirana/ Të shtëna me armë zjarri, vriten dy motrat